Vuçiç qëllohet me gurë në Srebrenicë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç zgjodhi te vizitonte Srebrenicen ne përvjetorin e 20 te masakrës, qe u mori jetën 8 mije burrave e djemve myslimane, por u përball me zemërimin e qindra njerëzve te mbledhur ne memorialin e Potoçarit. Ai u sulmua me gurë, shishe dhe këpuce nga turmat qe lëshonin thirrje dhe kërkonin me ngulm qe te largohej. Mediat serbe raportuan se kryeministri u qellua me gurë ne fytyre dhe pësoi dëmtime te lehta. Ai dhe delegacioni qe e shoqëronte u detyruan me pas te largoheshin me shpejtësi. Tensioni nisi pak momente, pasi Vuçiç vendosi një tufe me lule ne nje pllake përkujtimore ne varrezat e Potocarit. Turmat arritën te kalonin gardhin e sigurisë qe ruante kryeministrin dhe iu drejtuan atij dhe eskortës. Me herët gjate ditës, shefi i qeverise serbe u prit me vërshëllima nga disa pjesëmarrës, por kryetarja e shoqatës se nenave te Srebrencies e takoi dhe i vendosi nje lule ne xhakete. Vuçiç firmosi ne librin e ngushëllimeve, ku shkroi : ?Shpresoj qe ky krim i tmerrshëm te mos ndodhe kurrë. Jam i bindur për nje te ardhme me te mire mes popujve serb e boshnjak dhe shpreh respektin per gjithë viktimat dhe familjet e tyre. Serbia e dënon kete krim, asgjë nuk do harrohet?.Ne ceremonitë qe shënojnë kete përvjetor te ngjarjes me te rende ne Europe qe nga Lufta e Dyte Botërore, per te nderuar viktimat u mblodhën dhjetëra mijëra njerëz, mes te cilëve figura te rëndësishme te politikes botërore. Mes tyre edhe ish-presidenti amerikan Clinton, ish sekretarja amerikane e shtetit Ollbrajt, shefja e politikes se jashtme dhe sigurisë Mogherini, kryeministri turk, Ahmet Davutoglu . Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçit, nuk i është lejuar që të udhëtojë për në Srebrenicë. Me anë të një postimi në ?Facebook?, ai e ka bërë të ditur këtë, duke dhëne edhe motivin, ai është një person i padëshirueshëm nga Republika Serbe. Ndonëse kane kaluar dy dekada nga masakra e Srebrenices, per mijëra familje boshnjake plagët e luftës jane ende te hapura. Hatidza Mehmedovic humbi djemtë dhe bashkëshortin, te cilët u vranë nga trupat serbo-boshnjake të udhëhequra nga gjenerali Ratko Mlladic. Ajo tregon se shume nena vdiqën pa mundur te gjejnë nje varr per te qare fëmijët, por nuk e di nëse eshte me mire te jetosh me shpresën se ata do te jene gjalle, apo te gjeje trupat e te mbaje zi per ta.

Recommended