Kombinat, 600 gramë tritol makinës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
600 grame tritol të ndara ne tre kallëpe 200 grameshe ishin vendosur poshtë këtij automjeti ne zonën e Kombinatit. Makina tip Fiat ishte marre me qera prej tre ditësh nga Ervis Imeri 31 vjeç nga Tepelena, ndërkohe qe pako e dyshimte u pikas nga i riu ne momentin qe ai po futej brenda parkingut të pallatit ku banon. Lënda eksplozive ishte vendosur ne pjesën e poshtme të automjetit. Pas mbërritjes se eksperteve xheniere dhe forcave speciale RENEA u bë çaktivizimi i saj. Burime pranë policisë thane se eksplozivi ishte vendosur ne pjesën e prapakolpit të makinës dhe lidhej me dy bateri 9 volteshe si dhe me kapsollën detonatore. Lënda shpërthyese do të shpërthente kur automjeti të ndizej, pasi ishte lidhur me paketën elektronike të makinës, por diçka nuk ka funksionuar mire. Policia nisi hetimet për ndonjë konflikt të mundshëm të 31-vjeçarit, i cili zotëron nje biznes ne fushën e ndërtimit ndërkohe qe hetimet janë shtrire dhe tek persona të tjerë ,të cilet kane pasur ne përdorim makinën.