Rama mbledh kryebashkiakët e rinj. Mungojnë të PD-së - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 9 years ago
Kryeministri Edi Rama, dy javë nga përfundimi zgjedhjeve të 21 Qershorit, zhvilloi takimin e parë me kryebashkiakët e rinj. Të zgjedhurit nga radhët e opozitës nuk morën pjesë, përveç dy bashkiakëve të djathtë nga Bashkitë Përmet dhe Dropull, të cilët iu përgjigjën pozitivisht ftesës.