Azerët shpërthejnë në sportin e boksit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Organizatoret e Azerbajxhanit siguruan 4 finale ne sportin e boksit ne ditën e 14 te Lojërave Evropiane te cilat po zhvillohen ne qytetin e Bakuse dhe po transmetohen drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne platformën Tring. Albert Selimov mundi irlandezin Shon Mccomb duke siguruar nje bilete per ne finalen e meshkujve pesha 60 kg. Ndërkohë Parviz Bagirov mundi britanikun Kelly ne peshën 69 kg. Te drejtën per t?u ndeshur ne finale siguroi edhe Xajbula Musalov pas triumfit ndaj hungarezit Harcsa ne peshën gjysme te rende 75 kg. I fundit ne pedane ishte Abdullajev ne peshën e rende 91 kg qe mundi rusin Magomedov, ndërsa do te përballet me ukrainasin Manukian. Ne badminton meshkuj, Gjermania mundi ne çerekfinale Çekinë 2-1, Danimarke - Irlande 2-0, dhe Lituani - Belgjike 2-0. Fituesi i medaljes se arte ne skerme meshkuj ishte Rumania qe mundi ne finale Estonine. Ndërkohë Xhuli Jensen vendosi rekord te ri evropian ne 50 metra stil i lire femra. Danezja realizoi kohen me te mire 25 sek e 35 te qinda duke lene prapa rusen Kameneva dhe finlandezen Kanervo. Ne not shpine 50 metra meshkuj fitoi rumuni Robert Glinta. Ne 100 metra flutur meshkuj rusi Daniel Pakhomov vendosi rekord te ri botëror per te rinj, ndërsa medaljen e arte ne stilin flutur për femra e meritoi rusja Maria Astashkina. Ne renditjen e përgjithshme kryeson federate ruse me 135 medalje nga te cilat 66 ari, 33 argjendi dhe 36 bronzi. Vendi i dyte mbahet nga Azerbajxhani i ndjekur nga Britania e Madhe dhe Gjermania.

Category

📺
TV

Recommended