Arbion e Albano Aliko, dyshohen për vrasjen e efektivit Basha - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vellezrit Albano dhe Arbion Aliko janë autoret e dyshuar te vrasjes se efektivit te RENEA-s Ibrahim Basha. Ky eshte përfundimi i Prokurorisë se Krimeve te Renda, e cila ka mundur te rindërtoje ne Lazarat skemën se si grupi i forcave speciale, ku bënte pjese edhe Basha, ra ne kurthin e personave. Kurthi ka qene i miremenduar dhe organizuar deri ne detaje. Pasi ishin pajisur me arme te sofistikuar snajper, dy vëllezërit kishin krijuar një te çare ne murin e banesës nga ku është hapur zjarr. Ne momentin qe mjeti i RENEA-s ka ndaluar, vëllezërit Aliko kane qëlluar me snajper. Njeri nga plumbat ka lëne te vdekur ne vend efektivin Ibrahim Basho qe ndodhej ne sediljen e pare. I njëjti plumb, pasi ka përshkuar trupin e 31- vjeçarit ka lene te plagosur pjesëtarin tjetër te RENEA-s qe ndodhej ne sediljen e pasme.Arbion dhe Albano Aliko akuzohen per vrasje me dashje, ata jane shpallur tashme ne kërkim. Ndërkohë, i riu tjetër Xhuliano Malo, i cili u ndalua natën mes se hënës e te merkures, pak metra larg vendit ku ndodhi ngjarja, do te përballet me akuzën e mbajtjes pa leje te armeve luftarake dhe municionit. Por zjarri ndaj forcave te policise është hapur nga dhjetëra vatra njëherësh. Ekspertet e Prokurorisë kane grumbulluar ne vendngjarje afro 100 gëzhoja fishekësh. Mbeten ende te paqarta për Prokurorinë e Krimeve te Renda, arsyet se pse te rinjtë kane vene ne shënjestër grupin e forcave speciale te RENEA-s dhe kane hapur zjarr ndaj tyre.