Donald Lu: Mos shisni votat dhe mos votoni të inkriminuarit - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 9 years ago
Pak ditë para zgjedhjeve lokale dhe në ditët kur fushata zgjedhore është intensifikuar, vazhdon apeli i ndërkombëtarëve për qytetarët, që të jenë të kujdesshëm në zgjedhjen e tyre. Thirrja për të mos shitur votën dhe për të mos votuar kandidatët e inkriminuar ka ardhur edhe nga ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Donald Lu, i cili u është drejtuar studentëve të Universitetit të Korçës.