Videoja e vrasjes në Bulevard - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Disa pamje të siguruara nga ?Vizion Plus? tregojnë momentet e para, pas vrasjes së trefishtë të ndodhur në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë. Pasi kishte qëlluar mbi Mentor Doçin dhe Gerti Goxhajn, në tentativë për t?u larguar, Besnik Sulku u qëllua për vdekje nga nipi i Mentorit, Markeljan Doçi. Të tronditur, dëshmitarët në vendngjarje flasin mbi ekzekutimin e tij. Dëshmitarët thanë për policinë se italiani Salvatore Letizia dhe Besnik Sulku, nuk kanë qenë të maskuar, por që të dy mbanin kapele sportive, ndërkohë që Sulku kishte dhe një çantë krahu ku fshihte armën. Pas ekzekutimit të Goxhajt dhe Doçit, atentatori arriti të largohet, por në vrap e sipër, atij i ka rënë pistoleta nga dora. I paarmatosur, ai u qëllua nga pas shpine disa herë, duke vdekur në vend.Italiani Letizia tha për policinë se nuk kishte qëlluar mbi viktimat, por në ajër. Për vërtetimin e deklarimeve të tij, Prokuroria pret përgjigjet nga laboratori shkencor i Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që në vendngjarje u gjetën 17 gëzhoja dhe tre armët e zjarrit. E gjithë ngjarja kriminale, sipas burimeve te Prokurorisë është një ndërthurje e hakmarrjes personale të Besnik Sulkut për vrasjen e vëllait të tij, Durim Sulku në Holandë, si dhe e një ekzekutimi të urdhëruar nga bosët mafioze të Kamorras, për 1 milionë euro të fshehura nga shitja e 20 kilogramëve kokainë. Për zbardhjen e plotë të serialit të vrasjeve, janë duke kryer veprime në Tiranë edhe hetues italianë.

Recommended