Aksioni në tregun e karburanteve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aksioni i nisur në tregun e hidrokarbureve, duket se do po zhvillohet ashtu si dhe ai në sistemin energjetik, duke angazhuar zyrtarët më të lartë, inspektoratet e madje dhe vetë ministrat. Ne me pak se një muaj, qe nga koha kur nisi ky aksion, te dhënat flasin se janë rreth 90 milion dollarë te anketuara me shume, si pasoje e prerjeve te kuponëve tatimor. Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, ishte ne një prej pikave te tregtimit per inspektim, nga ku tha se cilido qe abuzon, do t?i publikohet emri, për te mbrojtur qytetaret. Ministria sipas Gjiknurit, ka mbyllur çdo impiant qe merrej me përpunimin e naftës, te cilat ndikonin ne cilësinë e karburanteve. Tregu i hidrokarbureve ka qene gjithnjë ne shënjestër te akuzave, jo vetëm per abuzimet me cilësinë, por edhe me evazionin e larte. Edhe pse nuk ka një shifër te evazionit ne këtë treg, konfindustria vlerëson se ai arrin ne 200 milion euro ne vit. Para këto te cilat duhet te ishin ne arkën e shtetit.