Protestat në Shkup nuk ndalen - Top Channel Albania - News - Lajme

  • 9 years ago
Opozita maqedonase nuk do t?i ndalojë protestat deri në rrëzimin e Gruevskit nga pushteti. Menjëherë pas mitingut të madh, protestuesit filluan të vendosin tenda para godinës së qeverisë, ku siç thonë, do të qëndrojnë deri në largimin e qeverisë aktuale. Me automjete të ndryshme demonstruesit kanë sjellë, shtretër, mbulesa dhe ushqim për të vijuar me fazën e dytë të protestës.