Pezullohet shefi i rendit Kukës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto pamje te transmetuara ne media, kane bere qe menjëherë Prokuroria e Kukësit te nis verifikimit ne lidhje me veprimet e shefit te rendit te Kukësit, Albion Xhitoni, i cili po verifikohet ne lidhje me ligjshmërinë e veprimeve te kryera prej tij, gjate protestes se djeshme ne këtë qytet. Burime nga organi i akuzës, bëjnë me dije se verifikimet po kryhen se bashku me shërbimin e kontrollit te brendshëm ne Ministrinë e Brendshme, ndërkohë qe me urdhër te drejtorit te policisë se qarkut është pezulluar nga detyra deri ne përfundim te hetimeve shefi i rendit i komisariat te Kukësit Albin Xhitoni dhe specialisti i rendit ne këtë sektor Shkelzen Neza. Ngjarje ndodhi të hënën rreth orës 11:00, ne qytetin e Kukësit ku sipas policisë, u organizua një tubim i paligjshëm i nxitur nga aktivisti i shoqërisë civile Nderim Lushi. Protesta e cila ka filluar ne sheshin para Prefekturës se Kukësit është zhvendosur drejt vendit të quajtur ?Ura e Drinit të Zi, me qellim bllokimin e aksit hyrës në qytetin e Kukësit. Sipas policisë, Lushi ka depozituar një kërkesë pranë komisariatit të policisë Kukës, ku kishte kërkuar leje per tubimin, por ajo nuk ishte pranuar pasi ishte konsideruar e paligjshme. Edhe ndaj Lushit, policia ka nisur procedimin per veprimet e kundra ligjshme, i cili është nxitës dhe organizator i këtij tubimi të paligjshëm, nga ku ka rezultuar se ai ishte tërësisht në shkelje ligjit dhe është marre masa e arrestit ne flagrance. Njëkohësisht po punohet për sqarimin e rrethanave të hetimit dhe identifikimin e personave të tjerë të cilët kanë kryer veprimeve të dhunshme ndaj punonjësve të policisë.