Gent Sejko: Kreditimi në rënie! - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë kreditimi në ekonominë shqiptare ka pësuar një rënie, e cila është e ndërsjellë: sektori privat nuk po kërkon më financime për shkak të interesave të larta, ndërsa vetë bankat parashikojnë se gjatë 2015-ës dhënia e huasë do të vijojë të bjerë dhe kushtet që do të vendosin për miratimin e tyre do të shtrëngohen më tej. Guvernatori Genti Sejko tha se një situatë e tillë është me rëndësi kombëtare. Gjatë prezantimit të raportit vjetor në Komisionin e Ekonomisë, kreu i Bankës Qendrore tha se Këshilli Mbikëqyrës dhe autoritetet ekzekutive do të marrin masa për fshirjen nga bilanci të kredive të humbura, uljen e rrezikut për bankat e huaja që operojnë tek ne për të financuar paratë jashtë dhe po ashtu norma e interesit të lekut do të vazhdojë të bjerë. Por për deputetët e mazhorancës më shqetësuese se kreditimi, mbetet çështja e pjesëmarrjes në mënyrë të hapur në veprimtari politike të anëtarëve të bordit të bankës. Vetë ligji për Bankën e Shqipërisë i jep të drejtë Këshillit të Ministrave që të pezullojë anëtarët e bordit mbikëqyrës, nëse merren me veprimtari politike dhe më pas është Kuvendi, i cili vendos për shkarkimin e tyre.

Category

📺
TV

Recommended