Basha në Cërrik dhe Gramsh për kandidatët - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka prezantuar kandidatet demokrate ne Gramsh, Cërrik Belsh dhe në Peqin takime, te cilat i ka shfrytëzuar per te kritikuar qeverisjen e majte e veçanërisht kandidatin e shumicës per bashkinë e kryeqytetit Erjon Veliaj.?Kam takuar sot, sikundër dje dhe ditët e kaluara, nëna kryefamiljare që qanin se s?kishin bukë t?u jepnin fëmijëve, që mbanin me ujë me sheqer foshnjën 10 muajshe, baballarë që hidhnin kokrrën e lotit sepse ministri i mirëqenies personale u ka hequr asistencën për djalin se i ishte prerë vetëm një dorë e i duhej pritur edhe tjetra që të përfitonte asistencën. Sa ka shkuar ryshfeti për vendin e punës në Cërrik?? Banor: 2 mijë euro. ?2 mijë? Pazar i ulët qenka se diku kishte shkuar 3 mijë e diku tjetër 5 mijë?.Edhe ne këto takime Basha u ka kërkuar qytetareve qe ta shohin 21 qershorin si zgjedhje politike pasi është momenti kur qeveria duhet te jape llogari per te gjitha premtimet e pambajtura?Punët nuk po ecin në drejtimin e duhur. Punët po ecin në drejtimin e gabuar. Numri i personave që jetojnë në kufijtë e mjerimit është pesëfishuar. Ta ngrejë dorën se cili fermer sot subvencionohet për naftën. Kush e paguan naftën sot më lirë se para dy vitesh? Zgjedhjet e 21 qershorit nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë vetëm zgjedhje vendore. Ato janë zgjedhje ku do të ushtojë nga gjiri i qytetarëve të bashkuar, të djathtë e të majtë, vendimi dhe gjykimi i drejtë politik me votën tuaj për keqqeverisjen Rama-Meta?.Basha ka theksuar se energjia është treguesi me i mire se kjo qeveri nuk mban asnjë premtim pasi çmimi i saj është rritur, ndërsa faturat afrofe janë dy dhe trefishuar.

Category

📺
TV

Recommended