Wake Up, 28/04/2015 - A kemi siguri në punë? - Top Channel Albania

  • 9 years ago
Sot dita botërore e Sigurisë në punë. Një pjesë e mirë e ndërmarrjeve që ushtrojnë aktivitet në vendin tonë paraqesin rrezikshmëri të lartë për punonjësit, pasi nuk sigurojnë as kushtet më minimale të sigurisë në punë. Ky fakt shqetësues është konfirmuar disa here edhe nga zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Inspektoriati Shtetëror i Punës. Sipas të dhënave më të fundit pranë Sektorit të Insepktimit të Sigurisë në Punë nga muaji janar 2014 deri më Dhjetor 2014, janë raportuar 120 raste të aksidenteve në punë, ku kanë mbetur të aksidentuar 121 punëmarrës, prej të cilëve 33 kanë humbur jetën.