Beteja për Bashkinë e Korçës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkia Korçë, është një ndër njësitë më të lakmuara nga dy forcat kryesore politike. Sotiraq Filo, i cili u bë kryebashkiak pas një mandati të lënë përgjysmë nga ish-kryetari Niko Peleshi, kërkon mandatin e tij të parë të plotë. Në garën e 21 qershorit, Filo do të ketë përballë kandidatin e PD-së, Gjergji Meron, rektorin e Universitetit Fan Noli. Të dy premtojnë një fushatë pozitiviste. Filo mendon se realizimi i shumë projekteve dhe atyre qe janë ende ne zbatim përbejnë një avantazh për të fituar votat e korçarëve. Ne anën tjetër Mero thotë se politikat sociale për komunitetin, por edhe kthimin e vlerave në radhët e PD, do ta bëjnë atë kryebashkiak. Kandidati i mazhorancës, flet për projekte të mëdha të cilat do ta ndryshojnë Korçën. Krejt ndryshe mendon Mero. Beteja politike për Bashkinë Korçë duket se do të jetë një ndër më të vështirat. Të dy kandidatët do kërkojnë votat e një njësie, e cila pas ndarjes së re administrative do të përfshijë edhe disa komuna të tjera.

Category

📺
TV

Recommended