Aktivitetet kulturore në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo fundjavë flet me gjuhën klasike në kryeqytet. Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do të përcjellë mbrëmjen e së shtunës në hollin e Koncerteve një shfaqje me emrat më të mirë të skenës si Ylber Gjini dhe Shpresa Beka. Koncerti ?Një jetë me klasikët?, në programin e së cilës vijnë Moxarti dhe Verdi të ndërthurur me Çesk Zadenë dhe Prenk Jakovën nis në ora 20.00.Një vepër tjetër klasike e letërsisë si ?Arturo Ui? vazhdon të përcillet në Teatrin e Metropolit. Ashtu sikurse edhe në Teatrin Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?, ?Arturo Ui? përfundon rrugëtimin e tij në kryeqytet këtë fundjavë. Arti vizual vjen disi më modern nën logon e artistëve të huaj. Në Galerinë Kombëtare është ekspozita e artistit turk Devrim Erbil, me ngjyrat klasike të një qyteti të vjetër si Stambolli, ndërsa në Galerinë Zeta vijnë fotografitë e 18 artistëve norvegjezë, më të mirët e shkollës së fotografisë në Oslo. Edhe muzeu historik kombëtar sjell në bienalen e letrës punime të 46 artistëve nga e gjithë bota.Për të rinjtë rivjen në skenë shfaqja ?Kurbatkat? me koreografi të Llaqi Nakos dhe me një mesazh kundër racizmit, të cilin Teatri i Metropolit do ta përcjellë të dielën në ora 19.00. Edhe për më të vegjlit fundjava ofron diçka. Shfaqjet ?Makina e kohës? në teatrin eksperimental dhe ?Surprizat e Pranverës? në Cirkun Kombëtar do të vihen në skenë në ora 10.30 të së shtunës dhe së dielës.