“Blind Test” nis rrugëtimin në Vizion Plus - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nis mbrëmjen e sotme ne orën 19 e 45 minuta ?Blind Taste?. Kjo pantentë e blerë, tashmë e prezantuar në publikun mbarëbotëror vjen edhe në Shqipëri, falë ?Tring? dhe ?Vizion Plus?. ?Blind Test?, një format ndryshe gatimi, qe përfshin nje kuzhinier te famshëm dhe 4 konkurrente qe ndryshojnë çdo jave, do të jetë sfida më e re për personazhet publikë të vendit. Ky format do të vijë i moderuar nga aktori Florian Agalliu, një sfidë të cilën ai e ka kapërcyer edhe më parë. Çdo dite, konkurrenteve u caktohet nje recete gatimi, te cilen do te duhet ta realizojnë ne kuzhina te ndara ne vetëm 2 ore. Produkti do te jete i njëjte, por shija e tij do te jete e ndryshme. Personazhet publikë që në këtë produksion do të jenë konkurrentët do te provojnë më pas te gjitha pjatat dhe do t?i rendisin ne shkalle nga 1 deri ne 5. Por ka nje element vështirësie - ata do te shijojnë produktin me sy mbyllur. Pa e ditur se kush e ka gatuar ushqimin, ata do te vlerësojnë me pike pjatat e gatuara. Me te mbaruar vlerësimi, çlirohen sytë dhe konkurrentet përballen me te vërteten. Ne fund te javës, te gjitha piket do te mblidhen, dhe personi qe grumbullon me tepër, vazhdon rrugën me tej drejt çmimit te madh. Por nuk do të mungojë edhe gjykimi i një kuzhinieri profesionist. Formati ofron shumë surpriza, por sot ju ftojmë të ndiqni vetëm disa nga to. Emocionet e takimit të parë do të na i ofrojnë: Regjisori dhe aktori Laert Vasili, këngëtarja Era Rusi, atletja Klodiana Shala dhe Besjan Pesha nga shoqëria civile.