Miratohet rezoluta për Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Miratohet me 51 vota pro dhe 3 kundër rezoluta e raporterit Knut Flekenshtajn për Shqipërinë. Dokumenti e vë theksin te lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe tek dialogu politik. Eurodeputetë e votuan rezolutën mëngjesin e të martës, ne një mbledhje që pasoi debatin e kryer një ditë më parë për amendamentet e rezolutës. Në komunikatën e publikuar pas këtij votimi, parlamenti evropian tërheqin vëmendjen e klasës politike, për më shumë dialog, çka do të sjellë miratimin e reformave të kërkuara nga unioni.Eurodeputetet paralajmërojnë se polarizimi i vazhdueshëm politik mund të rrezikojë përpjekjet e mëtejshme të integrimit në BE. Ato i bëjnë thirrje opozitës dhe qeverisë qe te kenë një bashkëpunim konstruktiv. Komiteti vëren se trendi në luftën kundër trafikut dhe lendeve narkotike është pozitiv. Por lufta kundër krimit të organizuar, është një sfidë e madhe. Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të siguruar pavarësinë, efikasitetin dhe llogaridhënien e gjyqësorit dhe për të garantuar pavarësinë e televizioni publik.Por pavarësisht se komisioni i ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit Rama lidhur me deklaratën e tij te fundit për Bashkim Kombëtar pas integrimit ne BE, eurodeputetet kane vlerësuar rolin e Shqipërisë dhe qëndrimet në politikën e jashtme, veçanërisht në raportet me Serbinë.Eurodeputetët vlerësojnë Shqipërinë për klimën e saj të tolerancës fetare, qëndrimin konstruktiv dhe pro-aktiv në bashkëpunimin rajonal dhe dypalësh, veçanërisht ne marrëdhënie me Serbinë, qëndrime qe përkojnë me pozicionet e politikës së jashtme të BE-së.Brenda këtij muaji, rezoluta e Knut Flekenshtein do te miratohet ne Parlamentin Evropian.