Rrezikohet “black out” interneti - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqipëria rrezikon një ?balc out? në shërbimin e internetit. Rreth një milion përdorues internetit në Shqipëri do të mbeten pa këtë shërbim, pavarësisht se një pjesë e konsiderueshme e tyre e kanë paguar atë. Shkak për këtë është vendimi i AKEP për të prerë të gjitha lidhjet kabllore nga shtyllat e energjisë elektrike. Heqja e këtyre kabllove, bëhet me qëllim për të përmirësuar nga pikëpamja estetike qytetet, por vendimi merret në mungesë të plotë të infrastrukturës nëntokësore për shtrimin e këtyre linjave. Në mungesë të një plani për linjat nëntokësore në të gjitha qytetet shqiptare, rezulton se 60 % e këtyre linjave janë në shtyllat elektrike. Me një përllogaritje të thjeshtë, nga 1.78 milion përdorues të internetit të Shqipëri, më shumë se gjysma, ose 1 milionë përdorues, do të mbeten pa internet nga prerja e tyre. Sikur të mos mjaftonin dhe problemet e shumta në infrastrukturën aktuale, shqiptarët nuk do të mund të marrin as një shërbim për të cilën kanë paguar. Në renditjen botërore të ?internet live stat? Shqipëria renditet në vendin e 101 në botë, me një shtrirje interneti që mbulon vetëm 56.47% të popullsisë. Vendi ynë lihet pas nga Greqia, Serbia madje edhe nga Bosnja Hercegovina me një infrastrukture që mbulon 67.5% të popullsisë vendase.