Zaganjori: Shteti pa siguri, si diktatura - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ngjarjet e fundit kriminale kane vene ne alarm edhe sistemin e drejtësisë. Kryetari i Gjykatës se Larte Xhezair Zaganjori ka folur me tone te ashpra pas shpërthimeve te tritolit, duke vënë në dukje se shteti që nuk garanton sigurinë nuk është më i mirë se diktatura. ?Një nga detyrat e shtetit është siguria dhe ne jemi qytetarë, jo vetëm gjyqtarët apo prokurorët. Si media dhe ne jemi nën presionin e punës, këto fenomene e kanë tronditur shoqërinë, lufta ndaj krimit është esenciale për shtetin. Një shprehje thotë se një shtet që nuk është në gjendje të garantojë minimum të rendit dhe qetësisë, nuk është më e mirë se diktatura? Ne analizën e gjykatës që drejton, Zaganjori fajësoi politiken edhe për mosplotësimin e vendeve te vakant qe ka ndikuar jo pak ne shqyrtimin e çështjeve. ky nuk është problemi im, por i politikes. Mesa duket formula e zgjedhjes se anëtareve te Gjykatës se Larte nuk funksionin ashtu siç duhet. Gjykata e larte vazhdon te jete një nga gjykatat me te ngarkuara; ne pritje për t?u shqyrtuar janë plot rreth 11.400 dosje.