Xhelal Mziu braktis seancën - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa prokuroria pritej te lexonte këtë te premte konkluzionet përfundimtare per kryetarin e bashkisë se Kamzes Xhelal Mziu, ky i fundit ka braktisur procesin duke e bere te pamundur zhvillimin e seancës. Kjo ndodhi menjëherë sapo gjyqtari i çështjes Besnik Hoxha ka rrezuar si te paargumentuara kërkesat e Mziut dhe avokatit te tij per te thirrur ne seance, eksperte dhe dëshmitare te tjerë. Pasi ka marre kete vendim, gjyqtari Hoxha ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor dhe ka ftuar prokuroren te japë konkluzionet përfundimtare. Por largimi nga seanca e te pandehurit dhe avokatit te tij beri qe procesi te ndërpritej. Ne këto kushte, Gjyqtari Hoxha caktoi dy avokate kryesisht per te vazhduar gjykimin, ndërsa seanca u shty per javën qe vjen. Kryetari i Bashkisë Kamez u arrestua ne 20 dhjetor te vitit te kaluar pasi akuzohet nga task forca e prokurorisë se Tiranës, per pabarazi ne tenderin e ndërtimit te rrugës Valias i Ri - Laknas. Pasi ka qëndruar disa jave ne burg, Mziu është liruar nga Gjykata e Apelit për t?u gjykuar ne masën detyrim paraqitje.