Didi: Hetimet nuk janë mbyllur ende - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Artan Didi ka paralajmëruar se do te ketë arrestime te tjera, pjese e aksionit te Xibrakes ku u zbulua një laborator kokaine. Nga qyteti i Kukësit Didi deklaroi se hetimet nuk janë mbyllur ende dhe se do vazhdojnë deri ne zbulimin gjithë rrjetit. Hetimet po asistohen edhe nga eksperte gjerman. Didi i është përgjigjur edhe akuzave te familjes Hoxha te cilët pretendojnë se Ermal Hoxha u arrestua për arsye politike. Ai tha se policia do te arrestoje çdo person te implikuar ne rrjetin e trafikimit te drogës. Numri një i Policisë se Shtetit ndodhej ne Kukës ne analizën vjetore për punën e policisë ne këtë qytet.