Video skandali: Arrestohen dy të rinj të tjerë, nuk kallëzuan krimin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e kryeqytetit ka arrestuar dy te rinj te tjerë për video skandalin e realizuar ne ambientet e Qendrës Spitalore Universitare. Te arrestuarit janë Albi Boçaj dhe Patrik Kaço, te dy te moshës 18-vjeç. Burime nga grupi hetimor kane bere me dije se ndaj dy 18 -vjecareve rendon akuza e moskallëzimit te krimit, pasi nga verifikimet ka rezultuar se kane qene te pranishëm ne momentin kur është xhiruar video. Ndërkohë mësohet se janë shpallur ne kërkim dy persona te tjerë, te cilët shihen te abuzojnë me vajzën. Prangosja e te rinjve ka ardhur menjëherë pas marrjes ne pyetje te vete vajzës, e cila ka pohuar se natën e ngjarjes ka qene ne shoqëri me katër bashkëmoshatare . Mësohet se vete e dhunuara ka pohuar para hetuesve se ka qene nen efektin e alkoolit dhe nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur me te. Bashke me 24-vjeçarin Evarist Pasha numri i te arrestuarve për video-skandalin deri tani ka shkuar ne 3, ndërkohë pritet arrestimi i dy personave te tjerë dhe me kryesoreve ne skandal. Hetimet vijojnë edhe për te tjerë persona kryesisht personel te QSUT, te cilët kane lejuar te kryhet nje veprim i tille ne ambientet spitalore.