Rama në Vlorë: 2015-a, projektet e reja janë gati - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Viti 2015, sipas kryeministrit Rama, do të jetë ai i projekteve të reja për Vlorën dhe i nisjes së zbatimit të atyre ekzistues. Kreu i qeverisë premtoi nga qyteti bregdetar shtatë projekte të reja, siç janë ato për rehabilitimin e portit, terminali i trageteve apo për sistemin e ujërave. Zoti Rama tha se përgjatë 12 muajve të ardhshëm nis edhe jetësimi i planit për ndërtimit të By Pass-it të Vlorës, puna për vijën bregdetare e shumë të tjera. Kryeministri Rama tha se edhe rrugët dytësore nuk do të lihen në harresë, ku pesë prej tyre janë përparësi, ashtu siç është edhe aksi që lidh transballkaniken me autostradën.

Recommended