Reshje bore dhe në juglindje, probleme nga ngricat në disa akse rrugore - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E gjithë juglindja është përfshire nga reshjet e dëborës duke sjell probleme ne orët e para te mëngjesit te së shtunës, me tepër ne zonat malore aty ku për shkak te temperaturave te ulëta ka pasur edhe prani te akullit. Situata paraqitet më problematike në zonat e thella, ku trashësia e dëborës ka shkuar deri ne 15 cm. Akset rrugore te Lekasit e Vithkuqit ne Korçe janë me probleme ne kalim, por dhe ato te Dardhasit e Velçanit ne Pogradec, duke u bërë të pa kalueshme për drejtuesit. Policia rrugore e qarkut te Korçës u ka bërë thirrje drejtuesve te mjeteve te bëjnë kujdes ne ato akse ku ka ngrice.