Dërgohet për gjykim Ndrea Prendi dhe Artan Hoxha - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-komandanti i gardës Ndrea Prendi dhe ish-zëvendësi i Artan Hoxha do te përballen me togat e zeza, por këtë here jo për ngjarjet e 21 janarit, po për akuzën e shpërdorimit te detyrës. Pas disa muaj hetimesh prokuroria e Tiranës ka mbyllur dosjen dhe ka dërguar per gjykim dy ish zyrtaret dhe bashke me te edhe ish punonjësen e gardës Shqipe Spahiu kjo e fundit per akuzën e falsifikimit. Padia u be disa muaj me pare nga Ministria e Brendshme e cila pas verifikimeve te kryera nga Auditi i prane Gardës zbuloi se punonjësja Shqipe Spahiu ka përfituar padrejtësisht page dhe trajtime te tjera qe rrjedhin nga rroga, ne periudha te ndryshme, nga viti 2010 deri ne vitin 2013. Sipas kallëzimit për këtë periudhe jane bere verifikime dhe Spahiu, qe mbante detyrën e shefes se Zyrës se Burimeve Njerëzore ne Gardën e Republikës, nuk ka qene fare ne Shqipëri. Por, sipas list-prezencës dhe list-pagesës se bankës, rezulton qe ajo te ketë përfituar pagat.