Ikën nga “Dancing” Heidi Lushtaku dhe Renis Gjoka - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka qene surprize per te gjithe, por ne mënyre te veçante per konkurrentet zgjedhja e produksionit për te larguar nga gara mbrëmjen e te hënës, dy yje. Nata e peste e spektaklit ?Dancing with the Stars Albania?, solli nje ndryshim formule te sfidës Dance Off. Dy me pak te votuarit e mbrëmjes, modelja Heidi Lushtaku dhe këngëtari Renis Gjoka nuk u përballen me njeri-tjetrin, por u ftuan te zgjedhin dy personazhe vip per t?i përfshire edhe ata ne ethet e eliminimit. Megjithatë, ne fund te katër performancave kryetari i jurisë zgjodhi te largoje Heidin dhe Renisin. Por eliminimi i dyfishte nuk ishte e vetmja surprize e kësaj mbrëmje, e cila qe ne nisje solli ne skenën e teatrit te yjeve nje tjetër te ftuar te veçante. Pas pjesëmarrjes se showgirlit italian Valeria Marini nje jave me pare, ishte radha e balerinës dhe koreografes se njohur Rossella Brescia, t?i bashkohej jurise se Dancing, duke komentuar dhe vlerësuar vipat pjesmarres. Kjo nate e peste e spektaklit qe transmetohet cdo te hene live ne Vizion Plus, RTK, kanalin shqip te Televizionit Kombëtar ne Maqedoni si dhe TV Art ne Tetove, iu dedikua nder te tjera atmosferës se festave. Si ne vigjilje te Krishtlindjes, yjet jo vetëm u veshën ne mënyre festive, por edhe kërcyen nen ritmet e kengeve me te njohura te fundvitit. Vedat Ademi dhe Besa Kokedhima ishin dy kengetaret e ftuar te kësaj mbrëmje te cilët sollën me performancat e tyre harenë festive.

Recommended