PD - PS për integrimin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tryezat per integrimin janë te vetmet ku opozita e mazhoranca ulen ne krah te njëra-tjetrës; por dhe ne keto raste nuk mungojnë akuzat mes shumicës dhe pakicës per bllokim te procesit. Ish-Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka theksuar se nuk mund te ketë ecje para te Shqipërisë drejt BE pa konsensus dhe gjithëpërfshirje duke ironizuar edhe foton e publikuar nga Brukseli te kryeministrit Rama me nje papagall. Edhe zëvendësministri i integrimit Elezi pranoi nevojën per kompromis politik veçanërisht kur Shqipëria te hape negociatat. Por kryetarja demokrate e Komisionit te Integrimit ka akuzuar qeverinë si përgjegjëse per mungesën e nje date per negociatat per anëtarësim. Shqipëria mori statusin e vendit kandidat ne qershor, por ende nuk ka nje date per hapjen e negociatave vendim te cilin qeveria shpreson ta marre vitin e ardhshëm.