Rama e Meta me veteranët: Lufta shpëtoi vendin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama e Kryetari i Kuvendit Ilir Meta gjatë aktiviteteve për 7-0 vjetorin e çlirimit kanë rezervuar një takim me veteranet e luftës. Kreu i qeverisë shprehu mirënjohje për heronjtë te Luftës Nacional-Çlirimtare, duke theksuar se dt 29 nëntor, e diskutojnë vetëm tradhtaret dhe ata qe nuk ishin atje:Edi Rama thekson:Ne e shohim si përpjeke te dështuar per te gjithë ata qe e ngatërrojnë 29 nentorin, se ashtu si sot edhe ne 1944 flamuri i Shqipërisë, u ngrit dhe u valëvit i lire midis flamurit britanik e amerikan. Se çfarë ndodhi ne 29 nëntorin tjetër, kjo nuk i jep askujt krahë qe te godasë kete date te shënuar te kombit tone.Ne do te bëjmë gjithçka qe te jemi ne lartësinë e atyre qe luftuan per ta pare Shqipërinë si nje vend te denje per fëmijët tanë.Ndërsa Kryetari i Kuvendit Meta tha pa këtë date historike Shqipëria do te ishte e copëtuar, ndaj kjo është nje festa per çdo shqiptar. Me tej ai vijoi;Është kënaqësi e madhe qe tju uroj sot me rastin e 70 vjetorit. Pa paqen e nëntorit 1944 nuk do te kishte nje Shqipëri te pavarur, do te ishin copëtuar si shume vende te tjera, 29 nëntorit përcaktoi fatet e shqiptareve. Pa 29 nëntorin Shqipëria do te ishte humbëse. Pa Luftën Nacional Çlirimtare Shqipëria do te ishte copëtuar.Ne nder te veteraneve te Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, te pranishëm ne kete aktivitetet, është shtruar edhe nje dreke.