Shqipëria në “Expo Milano” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Disa muaj para nisjes se panairit te njohur ndërkombëtar ?Expo Milano?, organizatoret kane zgjedhur ta shpalosin mesazhin qe do te ketë aktiviteti ne Maj te 2015-te, nga Bunkeri i nëndheshëm ne Tirane, i shndërruar tashme ne ekspozite muze e i pagëzuar si ?BunkerArt?. Arsyeja është se këtë vit, panairit ndërkombëtar i bashkohet per te pare edhe Shqipëria. Vendi ynë do te prezantohet me nje pavion, i cili do te reklamoje ushqimet tona tradicionale, ndaj sipas ministrit te Bujqësisë, Edmond Panariti, Expo Milano është nje mundësi e mire per te promovuar vlerat kulinarike. Ne aktivitet ku mori pjese edhe ambasadori italian ne Tirane Massimo Gaiani, u prezantuan edhe disa stenda qe tregojnë ekspozitën e ardhshme ne Milano. Panairi ?Expo Milani? nis ne 1 Maj dhe zgjat deri me 31 Tetor. Ai zhvillohet cdo pese vjet ne vende te ndryshme te botes.

Recommended