Tahiri për energjinë: Do të vendosim barazinë për të gjithë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka ndjekur nga afër operacionet e OSHEE-së qe mbështeten nga policia për prerjen e lidhjeve te paligjshme te energjisë elektrike ne zonën e njohur si Fusha e Aviacionit në Tiranë.Tahiri e ka vene theksin tek rëndësia e vazhdimit te operacioneve me te njëjtin intensitet per te vendosur sic tha ai barazinë mes te gjithëve.Saimir Tahiri thekson:Ti paguan energji elektrike edhe për ata që nuk e paguajnë. Nëse do të paguanin të gjithë, do të ishte çmimi më i lirë. Me ato para do të investoheshin më shumë. Janë para që kthehen te populli me investime. Në këtë mënyrë edhe pabarazi nuk ka, edhe t?i të jesh infomal dhe zotëria në krah të jetë formal nuk ka. Edhe të jetojmë me 2 standarde, që ti je rehat se nuk paguan e lë energjinë gjithë kohën takuar atje, ndërsa ky kursen edhe nga pensioni, edhe kjo nuk është e pranueshme. Edhe ne kemi më shumë mundësi t?i përgjigjemi qytetarëve, me investime, me shkolla me kopshte. Ti qan elegjinë sot, por nesër do mendosh për kopshtin e fëmijës, për shkollën, për punësimin.Në 27 ditët e operacionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike, janë ushtruar rreth 30 mijë kontrolle dhe janë prerë mbi 16 mijë lidhje të paligjshme. 423 persona janë arrestuar, ndër ta më shumë se 300 biznesmenë që e vidhnin energjinë.