Braktiset Malësia e Gorës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fshati Desmire nuk është me shume se 6 km larg qendrës se Lozhanit. Mungesa e rrugës i ka larguar nje nga një banoret jo vetëm te këtij fshati, por edhe ata te fshatrave Moçan e Dolanec qe përdorin te njëjtën rruge. Shikon me tepër shtëpi te shembura se sa shtëpi qe nxjerrin tym nga oxhakët. Qerime Xhemollari 72-vjeçarja nga Desmira, është nje nga gratë e pakta te moshuara qe kane mbetur. Kushtet ekonomike e kane mbajtur ne fshatin qe nuk është me larg se 35 km larg nga qyteti i Korçës. Për te shkuar deri ne Desmire ata pak drejtues mjetesh qe pranojnë te bëjnë kete rruge te vështire kërkojnë deri ne 20 mije lek te vjetra. Komuna e Gores e ka te pamundur te beje investime pavarësisht se rruga është vetëm 6 km nga zyrat e kësaj njësie te qeverisjes vendore.

Category

📺
TV

Recommended