Gjirokastër, përgjysmohet numri i studenteve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reduktohet me 50 % numri i studenteve te viteve te para ne Gjirokastër. Drejtuesit e universitetit kane njoftuar mbylljen e 5 programeve te studimit per shkak te numrit te kufizuar te te rinjve. Deget Matematike-Fizike, Fizike - Teknologji Informacioni, Turizëm, Gjuhe Italiane dhe Histori e Gjuhës Italiane kane patur prej vitesh probleme me numrin e regjistrimeve ndërsa e rrezikuar është edhe dega e Gjuhës Greke e cila numëron vetëm 13 studente ne te tri vitet bachelor. Nga 550 studente te regjistruar vitin e kaluar, ketë vit numri është reduktuar ne 230.Rektori i Universitetit shton se ndjekja e politikave favorizuese per Universitete me nje përvojë te gjate akademike duhet te jete mes prioriteteve te politikeberesve te arsimit ne vend. Sipas tij, ka ardhur koha qe studenti te zgjedhe vetem degën dhe jo universitetin siç ndodh ne vendet e tjera. Ne Universitetin ? Eqrem Çabej? mësojnë kete vit rreth 3 mije studente ne tre cikle studimi bachelor, master professional dhe shkencor.

Recommended