“Të goditet korrupsioni, jo bojkotit të PD” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reforma në sistemin e drejtësisë, për të shmangur korrupsionin dhe për të siguruar pavarësinë është edhe një prej rekomandimeve kryesore të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës. Dokumenti që u miratua këtë të premte në Strasburg, kalon në skaner zhvillimet kryesore në Shqipëri nga viti 2009 deri më 2014-ën.?Asambleja Parlamentare është e shqetësuar se sistemi i drejtësisë nuk është tërësisht i pavarur dhe është i njëanshëm, duke vijuar të vuajë trysninë politike dhe ndërhyrjet.Kërkohen reforma konsensuale gjithëpërfshirëse, përfshirë edhe ndryshimet në Kushtetutë për të siguruar një sistem drejtësie të pavarur, administratë efikase. Veçanërisht shprehet shqetësim për përhapjen sistematike të korrupsionit në të gjitha nivelet, gjë që minon efikasitetin dhe paanshmërinë e këtij institucioni.?Kjo Asamble thekson nevojën e reformës në Gjykatën e Lartë dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë, sipas këshillave të Komisionit të Venecias.Ndërsa u bëhet thirrje autoriteteve që të zbatojnë plotësisht dhe pa vonese vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera.KiE shprehet se përhapja e vazhdueshme e korrupsionit në të gjitha nivelet në Shqipëri, minon zhvillimin demokratik dhe social-ekonomik të vendit.Ky institucion përshëndet miratimin e reformës administrativo-territoriale dhe shpreh keqardhje për vendimin e opozitës për bojkotimin e punës në komision nga opozita.Sa i takon situatës politike, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, përmes rezolutës, i bën thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend.?Asambleja Parlamentare nxit opozitën që të mos bojkotojë punën në Parlament dhe komisione, si dhe mazhorancën që të mos përdorë shumicën në Kuvend për të anashkaluar opozitën.?Shtyrja e zbatimit të ligjit për shërbimin civli, për KiE, është tregues për politizimin e administratës civile dhe sipas saj, është përpjekje për ta vërë nën kontroll partiak.Në rezolutë jepet një vlerësim për larminë e medias, por theksohet se është shumë e politizuar, përfshirë edhe transmetuesin publik.

Recommended