Masakra e “gjuhës blu” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tete kafshe te ngordhura e me dhjetëra te infektuara, ky është bilanci i bagëtive ne rrethin Mat te prekura nga ?gjuha blu?. Nderkohe qe ka me dhjetra raste te tjera qe veterineret dyshojnë se janë prekur. Kjo sëmundje po përhapet me shpejtësi. Ndaj sipas veterinerit te zonës, masat qe mund te marrin vete fermerët janë te pakta. Një ndër fermerët në rrethin e Matit i dëmtuar nga epidemia është edhe Shaban Sulaj, nga Komuna Suç. Edhe pse ai i ka bërë mjekime të vazhdueshme bagëtive, serish lopa nuk ka arritur t?i mbijetojë kësaj sëmundjeje. Për këtë fermer mbajtja e bagëtive eshte e vetmja mundësi për të siguruar jetesën. Ai kërkon nga shteti që të subvencionohet pasi lopën e kishte të regjistruar dhe të matrikulluar. Procesi qe ndiqet pasi nje bagëti ngordh, është marrja e disa pjesëve te trupit per analize, dhe me pas groposja e saj. Ndalohet qe mishi i këtyre bagëtive te ngordhura per shkak te sëmundjes se ?gjuhes blu? te konsumohet. Që fermeri të përfitojë subvencionim nga Ministria e Bujqësisë, ai duhet me patjetër ti ketë të regjistruara bagëtitë.

Category

📺
TV

Recommended