Arrestohet Ardian Fullani dhe kryeinspektorja Elivar Golemi - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndodhi ajo qe pritej: Guvernatori Ardian Fullani është arrestuar kete te premte per skandalin e vjedhjes se 713 milionë lekeve ne thesarin e bankës qe drejton. Bashke me Fullanin policia ka arrestuar edhe kryeinspektoren e bankës Elivar Golemi. Burime te policisë bëjnë te ditur se Guvernatori është prangosur menjëherë sapo ka dale nga zyra e tij, gjate orëve te pasdites. Ai është shoqëruar menjëherë ne ambientet e Drejtorisë se Policisë se Tiranës, ku pak me vone i është bashkuar edhe inspektorja e përgjithshme. Ne nje konference te pazakonte ne orët e mbrëmjes Prokuroria e Përgjithshme ka sqaruar se ndaj Fullanit dhe Golemit, rendon akuza e shpërdorimit te detyrës. Guvernatori sipas organit te akuzës ka neglizhuar detyrimet me te cilat e ngarkonte ligji. Arrestimi i Fullanit dhe Golemit u be pasi me herët Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë arrest ne burg me kërkese te Prokurorisë.Por ne drejtorinë e policisë, avokati i Fullanit, ka pretenduar se është penguar te takohet me klientin e tij. Por Fullani dhe Golemi do te qëndrojnë ne qeli, te paktën deri ne seancën e rivlerësimit te masës se sigurisë qe do te zhvillohet ne Gjykatën e Tiranës.

Category

📺
TV

Recommended