Panariti: Masat për sigurinë ushqimore, ndjekje penale për abuzuesit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë ata prodhues të cilët shesin produkte ushqimore të pasigurta nuk do të ndëshkohen vetëm me gjobë, por tashmë do të kenë edhe përgjegjësi penale. Ministri i BHujqësisë, Edmond Panariti thotë se personat të cilët shkaktojnë dëme në shëndetin e konsumatorit nuk do të mjaftohen vetëm me një gjobë apo sekuestrim të mallit. Nga ana tjetër ministri Panariti thotë se do të forcohet edhe struktura e autoritetit kombëtar të ushqimit por edhe do të rriten kapacitetet për laboratorët ku bëhet analiza e produkteve ushqimore. Gjatë intervistës për Vizion Plus, Panariti thotë se deri tani janë sekuestruar tonelata të shumta ushqimesh të cilat kanë qenë jashtë standardet. rregullat janë forcuar edhe për ata të cilët sjellin mallra importi, analiza e këtyre produkteve do të bëhet edhe në Shqipëri, pasi ka raste që ato vijnë me çertefikata false.