Nishani kthen tre ligje - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka kthyer 3 ligje te mazhorances, e konkretisht ligjin për policinë e shtetit, për Këshillin e Larte te Drejtësisë si dhe ligjin për funksionimin e gjykatave administrative. Te tre këto ligje u miratuan ne seancën e fundit te parlamentit ne datën 31 korrik. Ne argumentet qe kreu i shtetit ka përmendura ne ligjin e policisë se shtetit, evidenton se ndryshimet dëmtojnë rendin ligjor dhe autoritetin e shtetit. Sipas tij, policia e shteti aktualisht është nje strukture e Ministrisë se Brendshme, ndërsa ne ndryshimet e reja, statusi i policit kalon si një varësi direkte e ministrit, i cili është një post politik. Me tej ai ndalet edhe tek byroja kombëtare e hetimit, qe sipas kreut te shteti krijon paralelizma me strukturat e tjera. Pas rrëzimit te tre ligjeve, ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama. Ne një postim ne Facebook, kryeministri thotë se kreu i shtetit ka përmendur argumentet e Partisë Demokratike ne kthimin për rishqyrtim te ligjeve, qe sipas Rames janë bere edhe me partneret ndërkombëtar. Ai ka paralajmëruar se ligji i policisë do te miratohet pas asnjë ndryshim.