Vrasja e kamarierit, “u godit për 500 mijë lekë” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas vrasjes së 28-vjeçarit nga Elbasani Denis Vyshka, i cili punonte si kamarier në një restorant në plazhin e Drimadhes ne Dhërmi, policia ka arritur ta zbardhë ngjarjen e rëndë. Provat dhe dëshmitë implikojnë në këtë vrasje dy pronarët dhe kuzhinierin e lokalit ?shija e detit?. Sipas policisë bashkëpronarët Ervis Zylfaj 24 dhe Altin Imeraj 35 vjeç dyshohen për vjedhjen e 500 mijë lekëve nga ana e kamarierit, ndaj e kanë dhunuar deri ne vdekje me sende te forta. Për të fshehur krimin trupi i pajete me pas është transportuar me makine kuzhinier i lokalit nga Miklovan Zymeraj, 20 vjeç, mbi 300 metra larg lokalit dhe eshte hedhur buze detit. Por, krimi u zbulua pas dëshmisë se pastrueses Dorina Sako, e cila ishte dhunuar gjithashtu nga pronaret e lokalit. të tre këta persona kanë përfunduar në prangat e policisë. Familjarët e Denis Vyshkës janë befasuar nga ky krim. sipas tyre Denisi punonte prej vitesh kamarier në Elbasan dhe nuk kishin dëgjuar ndonjëherë për probleme të tilla. Madje ata thonë se i riu çdo vit gjatë sezonit veror shkonte në Dhërmi për të punuar si kamarier.

Category

📺
TV

Recommended