Tropojë, ekzekutohet i riu, plagoset vëllai e babai - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mëngjesin e sotëm në një lokal në qendër të qytetit të bajram currit ka mbetur i vrarë me armë zjarri i riu Blerim Metaliaj ndërsa janë plagosur babai dhe vëllai i tij. Autorët e krimit dyshohet se janë disa pjesëtarë të fisit Biberaj të cilët fillimisht janë konfliktuar verbalisht . Por, situata ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve ku 27 vjeçari Blerim Metaliaj ka marrë disa plumba në trup dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Babai i tij Rexhepi dhe vëllai 15 vjecar janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Bajram Currit. Sipas policisë dyshohet se shkak i këtij krimi të jetë profesioni si elektriçist i babait të viktimës. Mësohet se Rexhep Metaliaj prej dy ditësh u kishte bërë shkëputjen e energjisë familjeve Biberaj. Pasi goditjeve me armë autorët e krimit janë larguar menjëherë nga lokali por policia ka mundur t?i identifikojë dhe t?i shpallë ata në kërkim.