Kontrata me “Patton Boggs”. 320 mije euro per një pune qe nuk u be? - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria Berisha kishte kontraktuar kompaninë ?Patton Boggs? per konsulence ligjore mbi asetet dhe vlerën financiare te CEZ, por te dhënat ne dokumente hedhin dyshime mbi punën e kryer dhe pagesat e bëra. Vizion Plus zotëron këtë kontratë të lidhur më datën 12 shkurt 2013-të ku agjencia konsulente ?Patton Boggs? zotohet se do të asistojë Entin Rregullator të Energjisë për procedurat që duhet të ndiqen për heqjen e licencës kompanisë CEZ. Por në fakt dy licencat palës çeke i ishin hequr që në datën 21 janar të këtij viti, 24 ditë para se të firmosej kjo kontratë. Kjo kontratë e cila do të zgjaste 6 muaj, i kushtoi qeverisë Berisha dhe buxhetit të shtetit plot 320 mijë euro për një procedurë që tashmë kishte përfunduar më parë, madje edhe administratori i përkohshëm ishte zgjedhur. Që prej ditës së enjte opozita ka hedhur një sërë akuzash se qeveria do të kishte fituar çështjen në arbitrazh, por në fakt i fali çekëve miliona euro. Përveç shifrës 320 mijë euro, kompania CEZ vitet e fundit i ka kushtuar buxhetit të shtetit edhe dëme te tjera financiare. Vetëm për 2013-ën humbjet në rrjetin e shpërndarjes shkuan në 67 milonë euro.