300 ditët e Ministrisë së Financave - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
270 milion dollarë më shumë të ardhura në buxhet krahasuar me 2013-ën, dhe dhjetëra skema mashtrimi të zbuluara. Këto janë 300 ditët e Ministrisë së Financave të cilat ndryshe nga çdo dikaster tjetër, u prezantuan si arritje nga tre drejtueset e institucioneve që kanë në dorë paratë e buxhetit të shtetit. Edhe pse me kritika ministria e financave deri më sot ka riparë një paketë ligjet tatimore të cilat detyrojnë shtetin të rikthejë në kohë TVSH-në, ka ulur në 7.5% taksën për biznesin e vogël dhe ka rritur tatimin për sipërmarrësit e mesëm e të mëdhenj. Shqiptarët në fillim të këtij viti kanë ndryshuar edhe modelin e tatimit mbi pagat, ndërsa institucionet financiare ndërkombëtare kanë rënë dakord për të mbështetur shtetin me kredi të buta me vlerë afro 1 miliard dollarë. tashmë një sfidë që mbetet e hapur dhe në proces për tu parë është se si do të arrijnë financat të ulin borxhin publik, për 2014-ën ai parashikohet të arrijë në 72% të PBB -së.

Category

📺
TV

Recommended