Kredia për "By Pass"-in e Vlorës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tashmë edhe qyteti i Vlorës do të ketë një By Pass i cili do të ndihmojë në shkurtimin e rrugës nacionale dhe do të shërbejë si nyje lidhëse me bregdetin e jugut. Në total ndërtimi i tij i kushton buxhetit të shtetit 53 milion euro, ku 18 milion janë siguruar nga banka evropiane për rindërtim e zhvillim. Por deputetët e mazhorancës, teksa miratuan këtë marrëveshje kredie në Komisionin e Veprimtareve Prodhuese kanë shprehur shqetësim për afatet e punimeve. Një nga shembujt që morën deputetët socialistë ishte rasti rrugës Levan - Vlorë e cila kërkoi 44% më shumë buxhet se oferta që kishte bërë kompania që kishte fituar tenderin.

Recommended