Qeveria, borxh 87 milion euro për reformat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria pritet te marre nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim një hua, e cila arrin ne 87 milion euro, me qellim mbështetjen e financave publike. Por miratimi i kësaj huaje ne Komisionin e Ekonomisë nuk ka kaluar pa debate. Deputeti i PD-se Sherefedin Shehu ka akuzuar qeverinë se po merr borxh, për asistence dhe jo për investime. Sipas tij nje borxh i tille do te ndikoje negativisht edhe ne balancat e borxhit publik. Por Ministri i Financave Shkelqim Cani, tha se këto para nevojiten për zbatimin e reformave ne sektorin e taksave, energjisë si dhe ne uljen e varfërisë ne vend.