Aksion kundër peshkimit te paligjshëm - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këto rrjeta janë vendosur nga peshkatarët e paligjshëm në liqenin e Shkodrës për të kapur e grumbulluar peshq për shitje. Vendosja e tyre prej vitesh ka ndikuar në dëmtimin e ekosistemit të këtij liqeni duke shkaktuar zhdukjen e shumë resurseve nënujore, kryesisht tek peshqit migratorë. Nga vendosja e tyre është penguar edhe lëvizja e lirë e mjeteve ujore në liqen. Por duke nisur nga sot e deri në fund të muajit korrik, sipërfaqja e liqenit do të pastrohet përfundimisht nga këto rrjeta. Aksioni është ndërmarrë nga Organizata e menaxhimit të peshkimit me mbështetje edhe të ministrisë së bujqësisë. 12 punonjës te kësaj organizate do të bëjnë të mundur edhe pengimin e të gjitha formave të tjera të ndaluara të peshkimit. Nëse do të ketë rezistencë nga ana e peshkatarëve do të ndërhyhet edhe nga ana e policisë kufitare.