Taksa për biznesin e vogël - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse je biznes i vogël me një xhiro vjetore nga 2 deri ne 8 milion leke, tashme do te paguash një tatim fiks. Ministria e Financave, 6 muaj nga hyrja ne fuqi e paketës fiskale, detyrohet qe te ndryshoje formën e tatimit, duke bere qe biznesi i vogël, te mos paguaje me pak se 250 mije leke ne vit. Ky limit është vendosur pasi bizneset përpiqeshin t'i shmangeshin pagesave reale, duke deklaruar një xhiro gjithnjë e me te vogël. Projektligji qe sjell këtë ndryshim është per diskutim ne Kuvend dhe sipas relacionit te tij, ky propozim ka ardhur si pasoje e reagimit te biznesit qe ka një xhiro vjetore nga 0 deri ne 2 milion leke. Pjese e ndryshimeve është edhe mënyra se si do te komunikoje administrata me tatimpaguesin, duke minimizuar komunikimin verbal.

Category

📺
TV

Recommended