Ekzekutohet me armë zjarri biznesmeni Artan Santo - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ekzekutohet me arme zjarri biznesmeni Artan Santo. Aksioneri kryesor ne disa biznese eshte vrare mengjesin e kesaj te enjteje rreth ores 9.30, para Bankes "Credins" ne zonen e ish-Bllokut. Mesohet se Santo, 58 vjeç eshte qelluar nga dy persona ende te paidentifikuar qe udhëtonin te maskuar, me nje motor. Dyshimet e para jane per vrasës me pagese, te cilet prej kohesh ndiqnin lëvizjet e Santos. Ata kane shfrytëzuar momentin kur biznesmeni ka zbritur nga makina per te hyre ne zyren e tij. Santo eshte qelluar ne kete trotuar me gjashte plumba duke mbetur i vdekur ne vend. Per shkak te vendndodhjes se bankes, pak metra larg presidencës dhe kryesise se Kuvendit, ne momentin e krimit zona ka qene e mbipopulluar. Kane qene te shumte deshmitaret okulare, kalimtare dhe persona qe ishin ulur ne baret prane bankes. Nje prej tyre jashte kameres pohon se ne momentin e vrasjes ne kryqëzim ka qene nje polic rrugor. Sipas deshmitarit ai eshte mbajtur nen kercenimin e armes nga nje prej vrasesve ndersa tjetri ka qelluar ne drejtim te Santos. Ka qene pikerisht ky polic qe i ka ndjekur vrasësit deri ne afersi te Fushe Krujes, ku kane mundur te arratisen. Ndersa nje polic i dyte qe ruante objektin ka arritur t'i shpetoje vemendjes se atentatorëve, duke lajmëruar per ngjarjen. Pak momente pas vrasjes ekspertet e prokurorisë kane nisur mbledhjen e provave materiale, këqyrjen e vendit te ngjarjes per çdo detaj qe mund te coje ne zbardhjen e ngjarjes. Artan Santo ishte aksioner i Bankes Credins, grupit mediatik Fokus si dhe i Tv Scan. Ai ishte i martuar dhe baba i dy femijeve