Ekspozita e studentëve të arteve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shume prej nesh i kujtojne mjaft mire dhe mbase me nostalgji karrocat me guzhineta. Simbol i argetimit te dikurshem, sot ato jane modernizuar keshtu nga nje student i atelierit te grafikes ne Universitetin e Arteve. Duke i pikturuar me imazhe te ndryshme, ato ngjasojne me karrocen moderne qe ne anglisht quhet "skateboard". Me qellim qe arti te jete ne sherbim te publikut, jo vetem karrocat por edhe shume vepra te tjera jane ekspozuar jashte ambienteve te galerise se Universitetit, per te treguar se si grafika dhe dizaji mund te kthehet ne argetim. Nga nje lope e varur ne mur, tek nje dollap instalacion apo revista te krijuara ku tregohen histori te ndryshme me personazhe vizatimor studentet e Grafikes perpiqen te jene bashkekohor  ne kete ekspozite fundviti shkollor qe zgjati vetem 1 ore. A e kishit menduar ndonjehere se te pastrehet qe shihen shpesh ne rruget e Tiranes, mund t'i sherbenin nje artisti te ri per te dhene nje mesazh sa artistik dhe social. Pleurad Xhafa eshte fituesi i çmimit te pervitshem per Artin Bashkëkohor ne vend "Ardhja". Artisti ka realizuar nje cikel fotografish me te pastrehe te cilet i ka inskenuar si ne nje skene krimi. Fituesit i jepet keshtu mundësia e nje residence 6 javore ne Nju Jork.