Përleshje gjatë protestës Mitrovicë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tensionohet situata në Mitrovicë, ndërsa qindra tubues janë përleshur me policinë pasi tentuan të çajnë kordonin e tyre për të larguar barrikadat në urën e lumit Ibër. Dy policë janë lënduar ndërsa një makinë shpërtheu pasi u përfshi nga flakët. Gjithçka nisi kur rreth 500 demonstrues marshuan nga rajoni i policisë drejt urës, aty ky ishin vendosur trupat e policisë. Pas tyre njësitë e EULEX-it dhe KFOR-it. Protestuesit nisën të qëllonin me gurë policinë ndërsa këta të fundit i janë përgjigjur me gaz lotsjellës, me qëllim për të shpërndarë turmat. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe trupat e EULEX. E ndërsa policia përleshej me tubuesit në pjesën jugore, një grup serbësh po protestonin nga ana tjetër e urës. Megjithatë situata në anën veriore ka qenë e qetë. Njësi të KFOR dhe EULEX kanë mbikëqyrur çdo lëvizje të tyre. Demonstrata në mitrovicë u përshkallëzua pavarësisht thirrjeve që qeveria e Kosovës bëri për qetësi. 500 shqiptarë të Kosovës protestuan në shenjë pakënaqësie ndaj rivendosjes së barrikadave me vazo lulesh mbi urën e Ibrit, të cilat bllokuan serish lëvizjen e lirë në dy pjesët e Mitrovicës.