Tregjet, shumica s'paguan taksa, të tjerët ankohen - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Merren prej vitesh me tregti, sigurojnë miliona të ardhura, por refuzojnë të paguajnë detyrimet në shtet. Shkeljet nga bizneset e vendosura në tregje shumicë apo pakicë nuk ndodhin vetëm në rrethe, por dhe në Tiranë. Me kamerën tonë kemi hyrë brenda disa tregjeve të kryeqytetit, në tregun Çam dhe atë të Medresesë ku kemi konstatuar tregtarë që i shmangen detyrimeve. Ndonëse ata refuzuan praninë e kamerave, blerësit në pikat e tyre na treguan se për produktet që blenë nuk morën kupon tatimor. Por fare pranë tyre punojnë dhjetëra tregtarë të tjerë që paguajnë rregullisht detyrimet në shtet. Të rrezikuar nga konkurrenca e pandershme ata kërkojnë publikisht formalizimin e tregjeve dhe tregtarëve. Përfaqësues të unionit të tregtarëve mbështesin ndryshimet e fundit fiskale dhe në veçanti vendimin për formalizimin e tregtarëve përfshi edhe ata ambulantë. Sot edhe një tregtar ambulant duhet të ketë licencë për produktet që shet. Tashmë krahas taksës për vendin ku kryen aktivitetin ai duhet të paguajë dhe sigurimet shoqërojë për veten e tij.

Recommended