• 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tradhtia bashkëshortore mbetet nje subjekt i preferuar per te krijuar drama apo komedi. Ne kete rast, "Tirana 14" filmi me skenar dhe regji te Edmond Mandros e ka marre pikenisjen pikerisht nga ky fenomen, per t'u fokusuar me pas tek impakti ne shoqerine tone sot. Pelikula, e cila pati premieren mbremjen e te merkures, ka bere bashke jo vetem aktore te njohur apo te rinj te skenes vendase, por edhe personazhe vip, kryesisht njerez te ekranit, te cilet Mandro i ka servirur ndryshe per publikun. E perbashketa mes regjisorit dhe nje pjese te aktoreve eshte lidhja e tyre reale me boten e televizionit. Regjisori duket se i ka vendosur ngjarjet dhe personazhet ne ambientin e nje televizioni privat, si per te treguar rolin dominues te medias ne shoqeri.  "Tirana 14" mban firmen e Lorenc Pelushaj si drejtor fotografie dhe nga kjo e enjte shfaqet ne kinemate e kryeqytetit.

Category

📺
TV

Recommended